VIDEO/ Kushton plot 10 mijë euro! Greku realizon në dyll statujën e Angela Merkel

VIDEO/ Kushton plot 10 mijë euro! Greku realizon në dyll statujën e Angela Merkel

17:20, 14/09/2021
A+ Aa A-

Një fans i çmendur pas kancelares gjermane Angela Merkel ka shpenzuar 10000 euro për të bërë një statujë në dyll të saj për ta vendosur në restorantin e tij.

Mediat bëjnë me dije se pronari i restorantit është një grek që jeton prej vitesh në Gjermani. Alexis Vaiou, i cili jeton në Bremerhaven, thotë se është i kënaqur me qeverisjen e Merkel, veçanërisht gjatë pandemisë.

“Ne kurrë nuk do të kemi një kancelare si ajo”, ka thënë ai për mediat gjermane.

Ai ka bërë me dije se një vendim të tillë e ka marrë pasi kancelarja ka vendosur që të tërhiqet nga skena politike, si një mënyrë për ta pasur gjithmonë pranë. Ndërkohë për realizimin dhe tërheqjen e statujës nga një kompani në Shangai, ai duhej që të kishte lejen e zyrës së kancelares Merkel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco