Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Edhe Greqia e miraton dozën e tretë, ja kujt do t’i ofrohet

Edhe Greqia e miraton dozën e tretë, ja kujt do t’i ofrohet

15:41, 14/09/2021
A+ Aa A-

Greqia do ta lejojë marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19 për personat e ndjeshëm nga e marta, thanë ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shpresuar se do të parandalohet rritja e numrit të rasteve me variantin Delta.

Autoritetet pritet që të bëjnë takime për vaksinim për dozën e tretë nga e marta për personat me sistem imunitar të dobësuar dhe për njerëzit mbi moshën 60-vjeçare, shkruan Reuters.

 Doza e tretë mund të jepet 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë., tha Maria Theodoridou, kryetare e Komisionit Kombëtar të Vaksinimit.

Të hënën, Greqia raportoi 1.608 raste të reja me Covid-19 dhe 51 të vdekur, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të prekurve në mbi 616.000. 14.223 viktima janë regjistruar nga fillimi i pandemisë.

Me popullsi prej rreth 11 milionëve, Greqia deri më tani ka vaksinuar mbi 11.8 milionë njerëz me dozën e parë, ndërsa 56 për qind e popullsisë i ka marrë të dyja dozat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco