Këta janë të dyshuarit për grabitjen e bankës në qendër të Athinës

Këta janë të dyshuarit për grabitjen e bankës në qendër të Athinës

14:07, 14/09/2021
A+ Aa A-

Athinë - Në pjesën më qendrore të Athinës, grabitësit goditën mesditën e së martës. Ata u treguan indiferentë ndaj faktit se në Sheshin Syntagma, dhe rreth tij, kishte dhjetëra policë të shumë shërbimeve dhe grabitën një degë të bankës në rrugën Mitropoleos.

Sipas informacioneve ekskluzive për To Vima, Policia greke po shqyrton mundësinë e përfshirjes së një personi me dosje kriminale, i cili qe arrestuar disa vjet më parë për zotërimin e një arsenali me armë në Athinë dhe për grabitje në pjesë të tjera të vendit..

I dyshuari kishte shkelur lejen e burgut. Bashkëpunëtori i tij po shqyrtohet nëse është kriminel që e ka takuar në burg. E njëjta dyshe grabitësish ka kryer tre sulme të tjera grabitjeje në banka në Koukaki, në N. Ionia dhe gjetkë.

Ata kishin armë të rënda

Sipas informacioneve, dy grabitësit mbanin armë të rënda dhe i kishin të mbuluara tiparet e fytyrës, kur hynë në një bankë në rrugën Mitropoleos 53. Njëri mbante një pistoletë dhe tjetri një kallashnikov.

Pas sulmit, ata kërcënuan punonjësit dhe klientët që ishin në bankë në atë kohë dhe arritën të merrnin një shumë të panjohur parash. Pastaj, me armë në duar dhe duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, ata u larguan nga banka dhe ikën në këmbë nëpër sheshin Monastiraki e më pas u zhdukën.

Policia ka nisur një kërkim për gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Njëri nga grabitësit, me tatuazh në këmbë

Në orën 12 të mesditës, grabitësit me fytyrat e mbuluara dhe nën kërcënimin e kallashnikovëve, ata i neutralizuan klientët dhe punonjësit dhe i morën të gjitha paratë që gjetën në arkë dhe u zhdukën, duke treguar se kishin përfituar plotësisht nga elementi i befasisë.

Zyrtarët e bankës njoftuan policinë dhe ajo filloikërkimet, por pa rezultat deri më tani. Vihet re se sistemi i sigurisë i bankës nuk ishte aktivizuar nga punonjësit, nga frika se grabitësit brenda filialit do t'i zemëronte dhe ata do të hapnin zjarr.

Njëri prej autorëve thuhet se kishte një tatuazh karakteristik në këmbën e tij, ndërsa të dy kishin veshur pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco