Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Me kallashnikov në dorë dy persona grabisin një bankë në qendër të Athinës

Me kallashnikov në dorë dy persona grabisin një bankë në qendër të Athinës

11:46, 14/09/2021
A+ Aa A-

Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e së martës, 14 shtator, në një bankë në një pjesë qendrore të Athinës.

Grabitja ndodhi në rrugën Mitropoleos 53, dhe mediat greke shkruajnë se autorët mbanin me vete armë të rënda, dhe konkretisht njëri prej grabitësve mbante një kallashnikov në dorë ndërsa tjetri një pistoletë.

Dy burrat hynë në degën e bankës dhe duke u kërcënuar me armët e tyre, morën paratë në sportele. 

Deri më tani nuk dihet saktë shuma e parave që autorët rrëmbyen.

Forca të shumta policore kanë rethuar zonën me qëllim gjetjen e  tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco