‘U përpoq të më përdhunonte’, 57-vjeçari tenton të djegë me acid një grua

‘U përpoq të më përdhunonte’, 57-vjeçari tenton të djegë me acid një grua

15:21, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një 57-vjeçar në Greqi me probleme serioze të shëndetit mendor ka sulmuar dhe më pas ka tentuar të djegë me acid një 63-vjeçare në Greqi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të hënës (13 shtator) jashtë spitalit Shtetëror të Nisë.

Autori i tha policisë se ajo u përpoq ta përdhunonte. Ai fillimisht pohoi se viktima ishte vjehrra e tij dhe më pas ndryshoi dëshmi pa qenë në gjendje policia të sqaronte marrëdhënien mes viktimës dhe autorit.

63-vjeçarja u plagos lehtë si pasojë e sulmit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa tha se nuk e di arsyen e sulmit, shkruan protothema.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco