Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vjedhje spektakolare në qendër të Athinës

Vjedhje spektakolare në qendër të Athinës

13:49, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një maroken 28 vjeçar është arrestuar së fundmi nga policia greke i dyshuar si autor i shumë vjedhjeve në shtetin fqinj.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga Prothema.gr 28 vjeçari shfaqet teksa vjedh dy klientë të ulur në një kafe në qendër të Athinës.

Në video ai shihet teksa hap një çantë dhe pasi kërkon dhe sigurohet që portofoli është brenda hap çantën e dytë me një guxim të jashtëzakonshëm.

Gjithçka është bërë në heshtje dhe pronarët e çantave të shpinës nuk kuptojnë gjënë më të vogël.

E gjithë vjedhja kryhet në më pak se një minutë, më pas marokeni kthen shpinën dhe humbet në rrugicat e zonës.

 Po sipas medias greke, 28 vjeçari në kioska të veçanta ka bërë blerje me kartat e viktimave të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco