Greqia do të blejë edhe 6 avionë të tjerë luftarakë, Franca: Për një autonomi europiane!

Greqia do të blejë edhe 6 avionë të tjerë luftarakë, Franca: Për një autonomi europiane!

07:10, 13/09/2021
A+ Aa A-

Athinë - Greqia e shtoi porosinë e saj për avionë luftarakë Rafale të prodhuar nga Dassault, nga 18 në 24 copë, tha të dielën Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës.

Ligjvënësit grekë në janar miratuan blerjen e 18 avionëve Rafale nga Franca për 2.5 miliardë euro ose 3.04 miliardë dollarë.

“Lajm i shkëlqyer. Greqia sapo ka njoftuar synimin e saj për të blerë gjashtë Rafales shtesë. Së bashku ne po ecim përpara për të ndërtuar një autonomi të vërtetë europiane, ”tha ministrja franceze Florence Parly në Twitter.

Athina i ka shtuar blerjet e saj ushtarake muajt e fundit ndërsa po avancon me planet për të rritur kapacitetin e saj ushtarak gjatë një periudhe mosmarrëveshjeje me Turqinë fqinje mbi burimet e energjisë në Mesdhe, njoftoi Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco