Situata me zjarret, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës në vend për 30 ditë

Situata me zjarret, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës në vend për 30 ditë

11:46, 05/08/2021
A+ Aa A-

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend.

Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare. /Alsat/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco