Greqia po ‘mbytet’ jo vetëm nga zjarret

Greqia po ‘mbytet’ jo vetëm nga zjarret

10:37, 05/08/2021
A+ Aa A-

Cilësia e ajrit në Greqi dhe në Mesdheun Lindor në përgjithësi është e ulët për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer.

Imazhet satelitore të përpunuar nga Observatori Kombëtar i Athinës të publikuara ditën e sotme 5 gusht 2021 jep një pamje të shkurtër të situatës meteorologjike që mbizotëronte në Mesdheun Lindor.

Një numër i madh i zjarreve në pyje janë duke vazhduar, kryesisht në Greqi dhe Turqi dukë lëshuar sasi të mëdha të mikro-grimcave në atmosferë.

Tymi mbartet qindra kilometra larg zjarreve dhe arrin deri në Afrikën Veriore.

Për më tepër përqëndrimi i pluhurit afrikan mbi Greqi është i lartë, gjë që gjithashtu kontribuon në cilësinë e ulët të ajrit.

Në shumë zona për shkak të përqendrimit të lartë të mikro -grimcave dhe lagështisë vërehet mjegull.

Përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së ajrit sipas mediave greke pritet të premten 6/8 me forcimin e erërave veriperëndimore që do të largojnë një sasi të madhe ndotësish.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco