Greqi: Mitsotakis vendos të fusë ushtrinë në betejën me zjarret

Greqi: Mitsotakis vendos të fusë ushtrinë në betejën me zjarret

10:27, 05/08/2021
A+ Aa A-

Athinë - Ministria e Mbrojtjes e Greqisë,  të enjten pritet të njoftojë planet për të hedhur Forcat e Armatosura në betejën e vazhdueshme kundër disa zjarreve të mëdhenj që kanë përfshirë pyjet dhe fshatrat në Evia, Peloponez dhe pjesë të tjera të vendit.

Vendimi për të përdorur ushtrinë u mor gjatë një takimi më parë gjatë ditës të organizuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Mansion Maximos me ministrat e Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos dhe të Shtetit, Giorgos Gerapetritis, si dhe shefin e Forcave të Armatosura Konstantinos Floros, ndër zyrtarët e tjerë.

Përforcime janë dërguar edhe nga Qiproja dhe Franca, ndërsa Suedia pritet të dërgojë dy avionë hedhës uji të enjten për të ndihmuar shërbimin grek të zjarrit, i cili është tendosur maksimalisht duke luftuar më shumë se 150 zjarre në pjesë të ndryshme të vendit dhe ditët e fundit, edhe në një zjarr masiv në Athinën veriore, një tjetër në Evia që është ndezur që nga e marta dhe dy zjarre të fundit në Peloponez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco