Zjarri në Greqi: Imazhe tronditëse të kafshëve që përpiqen të shpëtojnë nga zjarri

Zjarri në Greqi: Imazhe tronditëse të kafshëve që përpiqen të shpëtojnë nga zjarri

07:48, 05/08/2021
A+ Aa A-

Imazhet që vijnë nga Varibopy në Greqi teksa kafshët përpiqen t'i shpëtojnë nga zjarri janë tronditëse.

Gardhi i zjarrtë bllokoi dhjetra kafshë që nuk mund t’i shpëtonin furisë së zjarrit.

Imazhi një vajze që përqafon kalin e saj në zjarr dhe zjarrfikësit që përpiqen t’i japin ujë një qeni po bëjnë xhiron në rrjete sociale.

Vullnetarët u përpoqën herët në mëngjes për t'u ofruar ndihmë atyre që kishim mbetur.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Greke të Kuajve, disa kuaj u transportuan me kamionë ndërsa ata që nuk arritën t'i  kapin u liruan.

Shumë pronarë, me postimet e tyre në rrjetet sociale, po kërkojnë kafshët shtëpiake të tyre, ndërsa disa dashamirës të kafshëve që janë kujdesur për kafshët, i publikojnë ato në internet , me shpresën se do të gjejnë përsëri familjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco