Kryeministri malazez: Rezoluta për Srebrenicën, e panevojshme

Kryeministri malazez: Rezoluta për Srebrenicën, e panevojshme

18:10, 02/08/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, tha se ishte ende i të njëjtit mendim se Rezoluta e miratuar për Srebrenicën ishte e panevojshme.

Krivokapiç ka thënë se ka qenë kundër rezolutës për Srebrenicën. Ai ka shtuar se ka qenë kundër rezolutës, përpara se të miratohet.

Sipas tij, Mali i Zi tashmë ka miratuar një deklaratë mbi ngjarjet në Srebrenicë.

“Unë ende kam të njëjtin qëndrim. As unë dhe as qeveria ime nuk mund të ndikojmë në miratimin e asaj rezolute, sepse siç e dini, ne nuk kemi deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, ku u votua”, shkroi Krivokapiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco