VIDEO/ Flakët ‘pushtojnë’ Greqinë, zjarrfikësi përfiton për të trafíkuar…

VIDEO/ Flakët ‘pushtojnë’ Greqinë, zjarrfikësi përfiton për të trafíkuar…

12:50, 02/08/2021
A+ Aa A-

Policia greke ka arrestuar një zjarrfikës të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij i është gjetur 1 kg heroinë.

Ndalimi i tij u bë në Kalamata, ndërkohë që lënda narkotíke iu gjet mes kornizës metalike ne pjesën e pasme të automjetit.

Në momentin e arrestímit ai ishte veshur me uniformën e tij të zjarrfikësit me qëllim për të shmangur kontrollin policor.

Ai ka dashur të përfitojë nga situata, duke qenë se Greqia është pushtuar nga flakët dhe zjarrfikësit shihen si shpëtimtarë dhe nuk mendohet se në këto kohë një punonjësi i shkon mendja për trafik droge, por ja që ka dhe kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco