Krimi në Daphne/ Dëshmi të tjera tronditëse vijnë nga fqinjët

Krimi në Daphne/ Dëshmi të tjera tronditëse vijnë nga fqinjët

11:14, 02/08/2021
A+ Aa A-

Fqinja e 31 vjeçares shqiptare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj në zonën e Daphne, Athinë ka treguar në lidhje me ankesën e saj në Polici për sherret që çifti kishte gjatë dy viteve të fundit.

Sylvia Mourouti ka folur për programin ’ OPEN’ dhe e përshkroi incidentit mes çiftit dhe në lidhje me raportimin e saj në Polici për dhunën që 41 vjeçari ushtronte ndaj gruas së tij.

Sipas Sylvias megjithëse Policia arriti në vendangjarje pas asnkesës së saj, ata injoruan incidentin dhe u larguan pa u përpjekur të ngjiteshin lart tek apartamenti ku çifti jetonte.

‘Praktikisht pati shumë luftime. Në përgjithësi ka pasur tensione në këtë shtëpi në dy vitet e fundit. Ditë më parë dëgjova shumë zhurmë, shumë goditje dhe për shkak se e dëgjova duke kërkuar ndihmë thirra Policinë. Më thanë nga qendra e thirrjes së makinave patrulluese do të mbërrinte për 25 minuta. Sidoqoftë për shkak se intesiteti i luftës mes tyre ishte i madh, i kërkova Policisë të dëgjonte nga telefoni im se çfarë po ndodhte në shtëpinë tjetër. Më thanë të jepja detaje dhe se do të vinin menjëherë’ është shprehur fqinja e çifti shqiptar, teksa theksoi:

''Brenda pak minutave të ardhshme, Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por u largua pa ndërhyrë. Policia hapi dritaren e makinës dhe më pas u larguan. Dola në ballkon dhe prita që ata t’i binin telefonit për t’iu hapur derën, por nuk ndodhi. Në fillim mendova se ata do të bënin një shëtitje në lagje për të parkuar makinën e tyre, por për fat të keq ata larguan pa u ngjitur në shtëpinë e çifti që po grindeshin’’.

Nisur nga këto dëshmi Zëvendës Shefi i Policisë së Atikës, Nikos Rigas, ka deklaruar se ka nisur një hetimi përkatës që do të provojë nëse punonjësit e policisë specifike i kryen deteyrat e tyre apo ishte një pakujdesi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco