Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Me presidentin e Qipros në krah, Mitsotakis për Turqinë: Nuk do heqim dorë nga e drejta e vetëmbrojtjes

Me presidentin e Qipros në krah, Mitsotakis për Turqinë: Nuk do heqim dorë nga e drejta e vetëmbrojtjes

20:25, 27/07/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi një mesazh të  fortë Turqisë se Greqia dhe Qiproja në asnjë rast nuk do të heqin dorë nga e drejta supreme e vetëmbrojtjes, gjatë deklaratave të tij të përbashkëta me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadis, nga  Pallati i Kryeministrit.

Të dy konfirmuan me deklaratat e tyre ritmin e përbashkët të Greqisë dhe Qipros kundër provokimit turk, në sfondin e vendimeve për të hapur një pjesë të qytetit të mbyllur të  Famagustës. Z. Mitsotakis e nisi  deklaratën e tij, duke vënë në dukje se "takimi vjen pas vizitës së paligjshme të presidentit turk në pjesën veriore të okupuar të Republikës së Qipros dhe njoftimeve provokuese në lidhje me qytetin e mbyllur të Varos".

"Veprimet e reja ilegale turke në Qipro janë absolutisht të dënueshme," theksoi ai, pasi "ato shkelin në mënyrë të qartë vendimet përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përçmojnë përfundimet e Këshillit Evropian."

"Dënimi i këtyre veprimeve ka qenë universal," tha ai.

Kujtohet se veprimet e Turqisë për këtë cështje janë  dënuar  e edhe nga BE dhe konkretisht nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit, Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco