Maqedoni e Veriut/ Konfirmohen 39 raste të reja me Covid

Maqedoni e Veriut/ Konfirmohen 39 raste të reja me Covid

17:13, 27/07/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 3 839 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 39 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Rastet e reja në Tetovë-14, Shkup-12, Gostivar-5, Kumanovë-4, Kërçovë-2 dhe nga 1 në Manastir dhe Vallandovë.

Nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje dhe betejën me Covid e kanë fituar 12 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,124, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,307, numri i të vdekurve është 5,491, ndërsa numri i rasteve aktive është 326.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco