VIDEO/ Zjarr në Greqi, digjen disa banesa, evakuohen banorët

VIDEO/ Zjarr në Greqi, digjen disa banesa, evakuohen banorët

16:40, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka ‘pushtuar’ pjesën pyjore të qytetit Stamata dhe flakët tashmë po djegin edhe shtëpitë.

‘Protothema’ raporton se lagjja ‘Galini’ është evakuuar pasi rrezikut nga vatra e zjarrit. Në këtë zonë është ndaluar edhe qarkullimi dhe janë bllokuar rrugët. Zjarrfikëset po punojnë intensivisht për shuarjen  zjarrit në mënyrë që të shmanget shkatërrimi i plotë i zonave të banuara.

Kryetari i komunitetit të Rodopolis, në një prononcim për mediat tha se situata është dramatike dhe se zjarri po përhapet kudo.

Fillimisht zjarri nisi pranë varrezave të Stamata në komunën e Dionisos por për shkak të erërave të mëdha u përhap me shpejtësi.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile u dërgoi një njoftim urgjent banorëve  në zonat e Stamata, Rodopolis, Ekali, Drosia dhe Dionisos në Atikë, që të mbyllin dritaret dhe dyert në mënyrë që zjarri mos të depërtojë Brenda shtëpive të tyre.

Aktualisht në zonë janë aktivizuar 68 zjarrfikës me 22 automjete , 3 grupe civile, zjarrfikës vullnetarë dhe autobote, ndërsa 5 helikopterë dhe 4 aeroplanë  po ndihmojnë në shuarjen e flakëve nga ajri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco