Një zjarr i fuqishëm përfshin Greqinë, në rrezik dhe zonat e banuara

Një zjarr i fuqishëm përfshin Greqinë, në rrezik dhe zonat e banuara

13:49, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një zjarrë i fuqishëm ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Stamata, Greqi shumë afër zonave të banuara.

Siç mund të shihet dhe në video, zjarrfikësit po luftojnë me flakët, megjithëse erërat e forta e bëjnë më të vështirë shuarjen e flakëve.

Sipas mediave greke në vendngjarje kanë mbërritur 68 zjarrfikës që po operojnë me 22 automjete, 3 grupe këmbësorësh, zjarrfikës vullnetare dhe transportues uji, ndërsa mjetet ajrore që ndihmojnë janë 5 helikopterë dhe 4 aeroplanë.

Një njësi e Drejtorisë së Krimeve të Zjarrit po shkon në zonë për të hetuar shkaqet e zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco