COVID-19/ Greqia vë alarmin për shtrimet në spital, ja kush përbën shumicën

COVID-19/ Greqia vë alarmin për shtrimet në spital, ja kush përbën shumicën

08:30, 25/07/2021
A+ Aa A-

Në Greqi këtë muaj është shënuar një rritje të rasteve të infektuarëve me COVID-19.

Dhe ndërsa mutacioni Delta ka filluar të mbizotërojë, diçka që pritej nga ekspertët e shtetit fqinj, indeksi i shtrirmit në spitale ka filluar të shqetësoje shkencëtarët.

Sipas të dhënave shtrimet në spital janë rritur me 539% që nga filllimi i muajit.

Më 1 korrik ishin 33 pranime, më 8 korrik 49, më 15 korrik 101, më 21 korrik 173 dhe ditën e djeshme 178, shkruajnë mediat greke.

" Për momentin, 95% e shtrimeve në spital dhe 100% e njerëzve të intubuar janë të pavaksinuar , "i tha ERT. Profesori i Pneumonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis.

Presidentja e EINAP Matina Pagoni shpjegoi se për momentin njerëzit e shtruar në spital i përkasin grupmoshave nga 21-90 vjeç.

‘Mutacionet nuk kanë moshë.Tek të rinjtë simptomat janë më të lehta, por janë transportues të sëmundjes’ është shprehur Pagoni.

Sipas të dhënave për sa i përket shëndetit, 94.7% e mjekëve dhe 80% e infermierëve në spitalet publike greke janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Gjithashtu dhe numri i të intubuarëve ka shënuar një rritje margjinale krahasuar me javën e kaluar. 

Sipas të dhënave aktuale, 133 pacientë trajtohen me intubim, krahasuar me 124 të shtunën e kaluar, ndërsa ka pasur një de-përshkallëzim herën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco