Biznesmeni ekzekutohet në derë të shtëpisë, qëllohet me 6 plumba në Greqi

Biznesmeni ekzekutohet në derë të shtëpisë, qëllohet me 6 plumba në Greqi

14:35, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një biznesmen është ekzekutuar në mënyrë mafioze mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediat vendase raportojnë se 45-vjeçari Kostas Tsaftaride, baba i dy fëmijëve u qëllua me 6 plumba jashtë shtëpisë së tij në Thelbes ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë blu.

Viktima kishte në pronësi një kompani ndërtimi dhe një biznes për lëshimin e automjeteve me qira. Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se ai ka marrë katër plagë në trup, një në kokë dhe një në kofshë, duke bërë që të ndërrojë jetë në vend.

Autori po e mbante nën vëzhgim dhe qëlloi në drejtim të 45-vjeçarit sapo ai mbërriti në banesë.

Nga skena e ekzekutimit, policia gjeti gëzhoja të cilat do të dërgohen në laboratorët mjeko-ligjorë të policisë greke, për të përcaktuar nëse kjo armë është përdorur në të kaluarën në një akt tjetër kriminal.

Policia po kërkon video nga kamerat e sigurisë në zonë, në përpjekje për të gjetur sa më shumë informacion për identifikimin e autorit.

Tashmë ata pritet të marrin dëshmi nga të afërmit dhe miqtë e viktimës në mënyrë që të hetojnë nëse ai kishte marrë kërcënime ose nëse kishte kontakte me grupet kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco