Regjistrohen 36 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 36 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

16:13, 23/07/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 569 testime janë regjistruar 36 raste të reja.

Prej rasteve të reja 15 janë në Kumanovë, Shkup 7, Tetovë 6, Gostivar 2 dhe nga një në Veles, Shtip, Strumicë, Koçai dhe Kërçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ahtu janë regjistruar edhe 12 pacientë të shëruar, ndërsa ISHP nuk regjistroi vdekje të reja.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 156 017 pacientë, ndërsa prej tyre 150 263 janë shëruar dhe 5 489 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 265.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco