Koronavirusi në Greqi/ Regjistrohen 5 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi/ Regjistrohen 5 viktima në 24 orët e fundit

19:28, 22/07/2021
A+ Aa A-

Greqia ka shënuar këtë të enjte, rënie rtë rasteve me koronavirus në vend.

Mësohet se në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj, janë shënuar 2 mijë e 604 të infektuar në 24 orët e fundit. Pesë pacientë kanë humbur jetën së fundmi.

Problem në Greqi mbetet varianti Delta. Kjo për shkak se 219 raste të reja pikërisht me këtë variant, janë regjistruar vetëm sot. Edhe pse aktualisht në sezon turistik, Greqia kërkon të përshpejtojë vaksinimin ndaj COVID-19 pasi ka administruar 10 milion doza dhe ka vaksinuar 53% të popullsisë.

Kryeministri i vendit, Mitsotakis i ka bërë thirrje gjithë popullatës të vaksinohet pasi nuk ka për ta mbyllur më vendin për ata që nuk pranojnë të vaksinohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco