Greqi/ Vrau të dashurën gjatë pushimeve, raporti mjeko- ligjor zbulon fakte tronditëse

Greqi/ Vrau të dashurën gjatë pushimeve, raporti mjeko- ligjor zbulon fakte tronditëse

13:22, 22/07/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e cila ka tronditur Greqinë prej dy ditësh, ku një 30 vjeçar vrau të dashurën e tij, 26 vjeçaren Garyfallia Psarakou, me profesion farmaciste, teksa ishin me pushime, vihet sërish në qendër të vëmëndjes pas daljes së raportit mjeko-ligjor.

Sipas këtij raporti 30 vjeçari e ka goditur fort, 26 vjeçarjen sa ajo ka humbur ndjenjat dhe më pas e ka tërhequr zvarrë në shkëmbinj.

Sipas ekspertit mjekësor Elias Bogioka, trupi i pajetë i Garyfallia, i cili u nxorrë nga deti nga zyrtarët e portit, kishte të nxira nga një grusht në syrin e djathtë, por edhe gërvishtje në anën e djathtë si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës së saj.

Një traumë që kërkon hetim të mëtejshëm sipas mediave greke. 

Të gjitha goditjet, por edhe zvarritjet në shkëmbinj ishin bërë, ndërsa Garyfallia ishte gjallë,  gjithmonë sipas ekzaminimit mjeko-ligjor.

Shumë ujë deti u gjet në laring dhe mushkëri të 26 vjeçares, ndërsa gjithashtu kishte shenja të mavijosjeve në gjirin e djathtë.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor, dëmtimet e farmacistes dhe sidomos ato në kokë ishin në gjendje të shkaktonin anestezi dhe dhimbje të forta.

Autori e hodhi atë në det kur ishte pa ndjenja dhe vdekja e saj erdhi nga mbytja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco