Maqedoni e Veriut/ 3 viktima dhe 10 raste të reja me koronavirus

Maqedoni e Veriut/ 3 viktima dhe 10 raste të reja me koronavirus

17:39, 24/06/2021
A+ Aa A-

Regjistrohen 3 viktima në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi. Ndërkohë, janë zbuluar 10 raste të reja pozitive. Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, viktimat janë nga Dibra, Kërçova dhe Kriva Pallanka. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend arrin në 5,481. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, u regjistruan në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë.

Ato rezultuan pas testimit të 2,302 mostrave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, numri i qyteteve pa asnjë rast me koronavirus është rritur në 11, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 241.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha të enjten se “për momentin, nuk ka rrezik të madh” nga një valë e re e koronavirusit, por bëri thirrje për kujdes dhe paralajmëroi përshpejtimin e procesit të imunizimit të popullatës.

“Në bazë të të gjitha analizave që bëjmë për situatën në vendet përreth, vlerësojmë se nuk ka rrezik të madh për një valë të re brenda një periudhe të shkurtër kohore, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm. Ne, me vigjilencë, po e monitorojnë situatën”, -tha Filipçe.

Ai njoftoi se të premten në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, ndërsa të dielën 500 mijë doza të vaksinës Sinovax. Sipas Filipçes, përparësi në vaksinim do të kenë punonjësit e arsimit, që nxënësit të mund të kthehen në shkolla. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se deri të mërkurën, në këtë vend janë dhënë mbi 488,000 vaksina, ndërsa nga dy doza i kanë marrë mbi 206,000 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco