Motrat denoncojnë priftin ne Greqi: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç! Në shtëpi i gjenden foto nudo…arrestohet

Motrat denoncojnë priftin ne Greqi: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç! Në shtëpi i gjenden foto nudo…arrestohet

13:43, 24/06/2021
A+ Aa A-

Një tjetër skandalështë zbuluar së fundmi në Greqi. Dy motra nga Agrinio kanë denoncuar për përdhunim dhe ngacmim seksual një prift 49-vjeçar.

Mediat greke raportojnë se dy motrat u paraqitën në Drejtorinë e Policisë ku dëshmuan se prifti kishte kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga vajzat, tanimë 27 vjeç, kur ajo ishte 13 vjeç. Ndërsa motra e saj tha se ajo gjithashtu ishte ngacmuar seksualisht nga prifti.

Autoritetet arrestuan klerikun dhe nisën kontrollet në shtëpinë e tij ku gjetën foto nudo të tij dhe vajzave kur ato ishin të mitura, që ishin ruajtur në laptop.

Sipas informacioneve, vajzat së bashku me nënën e tyre, ishin strehuar herë pas here në shtëpinë e priftit për arsye financiare.

Një çështje hetimore është hapur kundër priftit 49-vjeçar për posedim të materialeve pornografike të fëmijëve, ndërsa ka nisur edhe hetimi i thelluar për abuzimin e pretenduar me vajzat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco