Prifti grek i arrestuar: Unë nuk do të flas me fjalë, po me vepra dhe e gjitha Kisha do të tronditet

Prifti grek i arrestuar: Unë nuk do të flas me fjalë, po me vepra dhe e gjitha Kisha do të tronditet

08:26, 24/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në shtetin fqinj, Greqi.

Prifti 37 vjeçar, Theofylaktos Kombos sipas mediave greke kishte blerë dy shishe me acid nga interneti, të cilat i vendosi në qese dhe zbriti në Athinë mesditën e djeshme.

 Prifti ishte në një seancë gjyqësore dhe sapo e kuptoi se po i vinte fundi si klerik, ai nxorri papritur shishet dhe filloi të spërkasë shtatë metropolitan me acidin sulfurik .

Polici dëgjoi thirrjet për ndihmë , hyri në dhomë dhe më pas ndaloi priftin 37-vjeçar, para se të arrinte të hidhte shishen e dytë me acid.

Askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse polici nuk do të kishte qenë në vendin e ngjarjes, i cili në përpjekjen e tij për të penguar autorin i është djegur dora nga acidi.

37-vjeçari ishte para Gjykatës së Apelit Sinodal me çështjen e shkarkimit, për shkak të përfshirjes së tij në një çështje droge.

Autori i krimit  u dërgua më pas në nëndrejtorinë e Sigurisë në Athinë fillimisht nuk i tha asnjë fjalë policisë, ndërsa më vonë 37 vjeçari vendosi të fliste:

''Isha i mbingarkuar nga zëmërimi. Unë kisha prova që nuk kisha faj dhe megjithatë ata më ndëshkuan’.

Po sipas mediave vendase 37 vjeçari e kishte planifikuar sulmin më herët.

Ai kishte publikuar në llogarinë et ij në Facebook prillin e kaluar një postim ku shkruante:

''Unë nuk do të flasë me fjalë, por me vepra dhe e gjitha kisha do të tronditet’.

 

Sot, autori i sulmit pritet të dalë para prokurorit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco