Izetbegoviç i drejtohet Vuçiçit: Ju kryet gjenocid në Kosovë

Izetbegoviç i drejtohet Vuçiçit: Ju kryet gjenocid në Kosovë

23:35, 23/06/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka tërhequr një paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës.

Izetbegoviç ka pohuar se pavarësia e Kosovës nuk ka asnjë ngjashmëri me statusin e Republikës Serbe, ashtu siç pohoi në Parlamentin serb, presidenti Vuçiç.

“Kosova ishte pjesë e federatës së Jugosllavisë gjersa Republika Serbe është vetëm një entitet brenda Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Izetbegoviç përpara seancës së Bordit Kryesor të SDA-s, i cili po mbahet në Sarajevë, raporton index.hr.

Izetbegoviç reagoi ndaj deklaratës së Vuçiçit, i cili, duke paraqitur një raport mbi negociatat me Kosovën në parlamentin serb, tha se zyrtarë nga Republika Serbe po pyesin pse një rregull zbatohet për Kosovën dhe një tjetër për Republikën Serbe. Ai tha se shqiptarët në Kosovë kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe serbët në Republikën Serbe nuk e kanë.

Izetbegoviç sqaroi më tej se deklarata e Vuçiçit në thelb mohon që gjenocidi dhe spastrimi etnik të ketë ndodhur në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

“E njëjta e keqe ndodhi në Kosovë. Ka shumë varre masive në Kosovë, ka disa në afërsi të Beogradit. Kishte kampe përqendrimi në Republikën Serbe dhe kjo është arsyeja pse ata nuk kanë asnjë bazë morale, njerëzore dhe ligjore për të folur në lidhje me ndarjen”, theksoi Izetbegoviç.

Ndryshe, Bosnja-Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës pasi një gjë të tillë po e bllokon anëtari serb i presidencës trepalëshe të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco