Skandal/ Turqia shpërblen me pullë postare mohuesin e gjenocidit të Srebrenicës

Skandal/ Turqia shpërblen me pullë postare mohuesin e gjenocidit të Srebrenicës

17:15, 23/06/2021
A+ Aa A-

Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik ka qenë pjesëmarrës në Forumin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Politikani serb është nderuar me pullë postare të Postë-Telekomit të Turqisë.
E gjitha kjo ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion publik. E gjitha kjo, edhe pasi Dodik ka mohuar vazhdimisht gjenocidin serb mbi myslimanët në Srebrenicë.
“Turp për ju! Është e papranueshme që zyra postare e këtij vendi të lëshojë pulla speciale për racistin Dodik, i cili mohoi Masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe që ndodhi në kontinentin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u masakruan afërsisht 8 mijë myslimanë të Bosnjës! PTT duhet ta kthejë menjëherë këtë gabim dhe t’i kërkojë falje popullit Boshnjak!”, reagoi partia opozitare CHP.
Nëntorin e kaluar, Erdogan kishte pohuar se “Pavarësisht nga çerek shekulli i kaluar, dhimbja e 8,372 vëllezërve tanë boshnjakë që u vranë barbarisht vazhdon të mos gjenden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco