Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Kriza në Mal të Zi, Abazoviç: Nëse dikush do ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjë

Kriza në Mal të Zi, Abazoviç: Nëse dikush do ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjë

20:06, 22/06/2021
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk e percepton situatën situatën aktuale politike si të jashtëzakonshme.

Abazoviç theksoi se lufta me “Frontin Demokratik” ka vazhduar që nga formimi i Qeverisë. Ai shtoi se nuk ka asgjë me ata që mendojnë se kjo qeveri duhet rrëzuar.

Ai përsëriti se kryeministri, Zdravko Krivokapiq ka mbështetjen e plotë, por nëse rezulton se qeveria nuk ka të ardhme, ky nuk është problem.

“Për mua, kjo nuk është një situatë emergjente, unë mendoj se njerëzit janë shumë të ngarkuar dhe të elektrizuar. Unë nuk ndiej ndonjë presion. Nëse dikush mendon se duhet të rrëzojë Qeverinë, le ta rrëzojë atë. Nëse dikush mendon se ka zgjidhje më të mira , le të thonë çfarë janë ato”,  tha Abazoviç.

Sipas Abazoviç, koalicioni që udhëheq, URA do të jetë pozitive në lidhje me çdo propozim të mirë. “Unë jam zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kryeministri ka mbështetjen time. Unë jam pjesë e ekipit, sillem shumë drejt gjatë gjithë kohës, përpiqem të ndihmoj Qeverinë në përputhje me aftësitë e mia”, tha ai.

“URA është gati për çdo skenar të mundshëm, por ne po japim një paralajmërim me qëllim të mirë se ky çmim, për ata njerëz nëse vendosin për një rezultat të tillë, unë jam i sigurt që nuk do të jetë i vogël”, thekson Abazoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco