Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Krimi që tronditi Greqinë, burri vrasës: Nuk e kisha planifikuar ngjarjen

Krimi që tronditi Greqinë, burri vrasës: Nuk e kisha planifikuar ngjarjen

17:35, 22/06/2021
A+ Aa A-

Ka përfunduar edhe seanca gjyqësore e parë për ish-pilotin 33-vjeçar Babis  Anagnostopoulos, i cili para 40 ditësh, vrau me duart e tij bashkëshorten 20-vjeçare.

Pas këtij procesi, ndaj të riut, do të fillojë seanca me hetuesit dhe Prokurorit, për të vendosur për fatin e tij. 

Babis ka thënë përpara gjykatësve se kartën e kamerave të sigurisë e ka hequr pasi ka kryer vrasjen dhe përpara, siç kanë thënë më parë hetuesit.

Ai tha se kartën e ka hequr nga vendi i vet, e ka thyer dhe e ka hedhur në tualet, shkruajnë media e vendit fqinj, Protothema.

Babis ka kërkuar që gjykata të thërrasë dëshmitarë të tjerë, të afërm të tij dhe Karolinës, për të shpjeguar marrëdhënien që ka ekzistuar në çift.

Ai pretendon se e bën këtë kërkesë, sepse për të, marrëdhënia në çift ishte shumë e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco