Detajet e frikshme/ Piloti grek theu kamerën e shtëpisë, i hoqi kartën e regjistrimit

Detajet e frikshme/ Piloti grek theu kamerën e shtëpisë, i hoqi kartën e regjistrimit

18:09, 21/06/2021
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen që ka tronditur Greqinë.

Babis Anagnostopoulos , që ka tentuar të fshehë autorësinë, ka arritur të thejë kamerën vetëm dy orë para se të ndodhte krimi, kurse ia ka hequr edhe kartën e regjistrimit.

Kjo në foto është kamera e shtëpisë, të cilën Bobis e ka thyer, me qëllim që të duket sikur e kanë bërë grabitësit, shkruan Ekathimerini.

Në fakt, autoritetet greke zbuluan se kamerës i ishte hequr karta regjistruese apo e kujtesës dy orë para se Anagnostopoulos të vriste bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.

Kamera është prova 35 në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, kurse më parë mediat e vendit fqinj nxorrën edhe provën 36, kutinë me mbishkrimin ”Monopoly” për të cilën piloti grek mashtroi, kur tha se kishte fshehur mijëra euro dhe grabitësit e dinin këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco