Dy të vdekur dhe tre raste të reja nga Covid në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dy të vdekur dhe tre raste të reja nga Covid në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

17:25, 21/06/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1 601 testime për koronavirusin, ndërsa 3 raste kanë rezultuar pozitiv.

Të trija rastet e reja janë shënuar në kryeqytet, në Shkup. Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, njëri nga Shkupi (76) dhe njëri nga Kumanova (75).

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 15 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka shkuar në 155.627, prej të cilëve 149.877 janë shëruar, ndërsa 5.477 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (21 qershor) është 273.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco