Vrasësi i bashkëshortes, avokatët e pilotit kërkuan falje: I intereson vetëm fati i fëmijës

Vrasësi i bashkëshortes, avokatët e pilotit kërkuan falje: I intereson vetëm fati i fëmijës

12:07, 20/06/2021
A+ Aa A-

Piloti 32 vjeçar grek që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij britanike vetëm 20 vjeç është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje para hetuesve.

Mediat greke bëjnë me dije se tashmë në fokus të kësaj ngjarje të rëndë është fati i vogëlushës e cila ka mbetur e vetme.

Avokati i tij , Vassilis Spyrou, ka bërë me dije se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë psikologjike dhe vëmendja e tij është vetëm tek foshnja.

“Gjithçka që i intereson është fëmija i tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë nga jeta e tij,” ka thënë avokati i Babis.

Ai gjithashtu tha se familjet e Caroline dhe Babi  janë në një marrëveshje rreth fëmijës dhe prindërit e këtij të fundit kanë kërkuar që të rrisin fëmijën.

Në fund, ai theksoi se kemi të bëjmë me një krim të rrëfyer dhe se ai nuk pyeti për dënimin e tij. Ai e kupton dhe dëshiron të dënohet për atë që bëri. Ai nuk është përpjekur të justifikojë veprimet e tij dhe ka kërkuar falje.

“Vrasja nuk ishte planifikuar paraprakisht. Nuk kishte asnjë përfshirje të një personi të tretë”, ka thënë avokati.

Ndërkohë nga ana tjetër avokati tjetër i pilotit 32-vjeçar, Alexandros Papaioannidis , kërkoi falje në emër të klientit të tij për vrasjen e Caroline 20-vjeçare në Glyka Nera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri 20/06/2021 14:13

Po shteti jon çar bon kur gjithmon ne mediat Greke akuzohen Shqiptaret te paret pastaj kur del e verteta bojn sikur harrojn.

Shto koment

Denonco