Detaje nga krimi monstruoz në Greqi/ Piloti: ‘E zgjova që të shihte se çfarë do t’i bëja’

Detaje nga krimi monstruoz në Greqi/ Piloti: ‘E zgjova që të shihte se çfarë do t’i bëja’

09:51, 20/06/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e pilotit Babis Anagnostopoulos në Greqi.

Pasi ka pranuar krimin dhe që ishte munduar ta fshihte ndaj policisë duke inskenuar një grabitje Anagnostopoulos ka rrëfyer edhe mënyrën e ekzekutimit të 20 vjeçares, Caroline.

Sipas lajmeve të publikuar nga mediat greke mësohet se piloti ka thënë që në momentin e krimit gruaja e tij po flinte në dhomë e kam zgjuar sepse doja të më shikonte se çfarë do t’i bëja.

“ Kam shkuar në dhomën ku ajo po flinte gjumë dhe pasi e kam zgjuar i kam vendosur jastekun në kokë derisa ajo nuk po lëvizte më, pasi u sigurova që kishte ndërruar jetë doja të fshihja gjurmët e krimit”

Anagnostopoulos pas krimit ka tentuar të fshehë gjurmët dhe të inskenoi një grabitje ku ndër të tjera ka thënë se grabitësit mund të ishin me origjinë shqiptare.

Shkak i vrasjes është bërë kërkesa për divorc nga e shoqja e autorit të krimit.

Policia greke që pjesë të hetimit bëri specialistët më të mirë të kriminalistikës pas disa muaj hetime arritën të zbulon ngjarjen dhe të vendosin në pranga autorin e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco