Vuçiç do të raportojë në parlament për dialogun me Kosovën

Vuçiç do të raportojë në parlament për dialogun me Kosovën

19:46, 18/06/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të raportojë në Kuvendin serb lidhur me bisedimet lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të martën.

Sipas medieve serbe, Vuçiq kishte paralajmëruar për diçka të tillë më 22 qershor dhe do t’i informojë ata për rrjedhën e dialogut, përcjell Gazeta Express.

I pari i Serbisë vazhdimisht e ka përshkruar si “javë të vështirë” periudhën para takimit me kryeministrin Albin Kurti. Në takim, Vuçiq u përball me katër kërkesat e Kurtit, në mesin e të cilave ishte edhe njohja e ndërsjellë, për çka është shprehur kategorikisht kundër udhëheqësi serb.

Vuçiq ka thënë se është i dëshpëruar se si në takim nuk është biseduar çështja e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështje kjo të cilën e ka kërkuar për zbatim edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

 

Kurti, në përgjigje ndaj Kosnett, ka thënë se nuk do ketë asociacion një-etnik

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco