VIDEO/ Me jelek antiplumb mes forcave speciale, ja momenti i arrestimit pilotit që mbyti gruan në Greqi

VIDEO/ Me jelek antiplumb mes forcave speciale, ja momenti i arrestimit pilotit që mbyti gruan në Greqi

17:05, 18/06/2021
A+ Aa A-

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos është tashmë i arrestuar pasi pranoi dje se ishte ai që vrau gruan 20-vjeçare dhe se grabitja nuk kishte ndodhur kurrë.

Me kokën ulur, me maskë të zezë dhe me jelek të bardhë anti-plumb, ai është shoqëruar pasditen e sotme nga forca të shumta sigurie në zyrën e prokurorit për të ekzekutuar urdhrin kundër tij dhe më pas u paraqit para hetuesit. 32-vjeçari iu dha afat që të kërkojë falje të martën për krimin që ka bërë.

Autori i krimit nuk bëri asnjë koment për gazetarët e interesuar. Ai u shfaq i ftohtë ndërsa edhe zyrtarët e gjykatës kishin dalë nga dritaret e ndërtesave të Evelpidon për të parë transferimin e tij. Kjo tregon interesin ndaj rastit të tij, por edhe i neveritjes së opinionit publik për aktin dhe teatrin që luajti deri sa pranoi krimin.

I penduar për ata që ka bërë, 32-vjeçari përmes avokatit të tij ka kërkuar një dënim shembullor.

Sipas avokatit, Vassilis Spyrou , i akuzuari është “tronditur nga fakti i vdekjes së Caroline” ndërsa vlerësimi i tij personal është se klienti i tij “u relaksua” me rrëfimin e tij.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore” dhe “abuzim me kafshët”. Ai akuzohet gjithashtu edhe për shkeljet: “akuza e rreme” sepse bëri të dyshuar të tjerë për veprimet e tij dhe “dëshmi të rreme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco