Zaev, entuziast nga takimi me Kurz në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zaev, entuziast nga takimi me Kurz në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

11:59, 18/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori pjesë sot në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë.

Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga Zv.Kryeministri dhe Ministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, pati takim dypalësh me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, i cili është iniciator dhe mikpritës i Samitit.

Vetë Zaev shkroi në Fb në mesditë:  "I shpreh mirënjohjen time të sinqertë Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili demonstroi sot në Vjenë, përsëri, përgjegjësi dhe udhëheqje të vërtetë si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Evropën.

Përderisa ka lidershipe të tilla të angazhuara për integrim, ideja evropiane nuk do të kërcënohet ashpër, dhe perspektiva evropiane do të jetë gjithmonë fituese mbi euroskepticizmin.

Diskutimi i panelit të sotëm në Vjenë tregon edhe një herë se e ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor, dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është me Evropën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco