Policia greke dyshoi menjëherë, ndaj i hoqi fëmijën nga duart

Policia greke dyshoi menjëherë, ndaj i hoqi fëmijën nga duart

10:43, 18/06/2021
A+ Aa A-

Policia greke kishte dyshuar që në momentet e para se Babis Anagnostopoulos ishte autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Caroline Crouch.

George Kalliakmanis, drejtues i policisë së Atikës, tha se rasti në fjalë ka ngjashmëri me krimin e Oscar Pistorius në Afrikën e Jugut. Ai tha se policët kishin dyshime te Babis që në momentin e parë kur vendosën kontakt me sy.

Sipas policëve, ai ishte kaq i ftohtë në rrëfimin e tij, sa një prej oficerëve nxitoi t’ia hiqte vajzën e vogël nga krahu. Ai e bëri këtë gjë për të mbrojtur vogëlushen e çiftit.

"Pasi erdhën efektivët dhe liruan 33-vjeçarin, ai pyeti menjëherë nëse gruaja e tij kishte vdekur ose jo dhe më pas mori në krah foshnjën 11-muajshe”, tha drejtori i policisë.

“Policit i shkoi menjëherë mendja te e keqja dhe ia mori fëmijën nga duart”.

Kalliakmanis tha se gjithçka dukej inskenim, pasi pak gjëra në shtëpi ishin lëvizur. Zakonisht grabitësit nxitojnë që të hapin çdo vend të mundshëm ku dyshojnë se ka gjëra me vlerë. Por në këtë rast kishin lëvizur vetëm ato vende ku Babis thoshte se ka gjëra me vlerë.

Edhe mbytja e qenit ishte e dyshimtë. Përse duhej që familja ta mbante qenin të lidhur me zinxhir në shtëpi?

Ndërsa polici që e zgjidhi Babis, nuk ishte në gjendje ta kuptonte se ishte i lidhur nga të tjerët. “Më tha më zgjidh shpejt se po mbytem dhe nuk isha në gjendje që të kuptoja nëse ai ishte i lidhur nga të tjerët apo ishte lidhur vetë”.

Policët vendosën të luajnë lojën e hetimeve për grabitësit e mundshëm, në mënyrë që Babis të ishte i qetë dhe hetimet ndaj tij të vazhdonin deri në pikën kur ai u thye në mes dhe pranoi krimin e rëndë.

Gjatë kësaj kohe u përfol shumë se pas krimit të rëndë qëndron një bandë e dhunshme shqiptare, duke shtuar jo pak ndjesitë raciste në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco