Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ E përqafoi dhe iku, çfarë i tha piloti vjehrrës para se ta pranojë se ia vrau vajzën

VIDEO/ E përqafoi dhe iku, çfarë i tha piloti vjehrrës para se ta pranojë se ia vrau vajzën

22:44, 17/06/2021
A+ Aa A-

Vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në Gryka Nera të Greqisë është bashkëshorti i saj. Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve pas tetë orësh marrje në pyetje se krimin e kishte kryer ai dhe më pas sajoi grabitjen.

Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi kishin arrestuar një person dhe se do ta identifikonte.

Policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga familja për Caroline.

Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar. 

Në pamjet e publikuara nga mediet greke, Babis shfaqet duke përqafuar nënën e Caroline. Sa duket, deri në atë moment mendohej se gjithçka ishte kryer nga të tjerët, por rezultoi se Babis e ka kryer vetë krimin e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco