Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Mohoi gjenocidin serb në Bosnje, shkarkohet ministri malazez

Mohoi gjenocidin serb në Bosnje, shkarkohet ministri malazez

22:30, 17/06/2021
A+ Aa A-

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, me 43 vota pro të deputetëve, 27 kundër dhe 10 abstenime Pas një vendimi të tillë të parlamentit, Fronti Demokrat (DF), aleat i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç ka njoftuar se do të bojkotojë qeverinë dhe parlamentin, raporton rtcg.

“Unë ju bëj thirrje që të heqim qafe DPS-in në mënyrë që të mos ndërtojmë më tej Malin e Zi me ata. Të mblidhemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosim se çfarë të bëjmë më tej”, tha deputeti i DF-së, Slaven Radunoviç.

“Deri atëherë, ne nuk do të hyjmë më në plenum, nëse keni një shumicë të re, thjesht shkoni me ta. Kjo vlen edhe për udhëheqjen e Kuvendit, sepse tani ne jemi në situatën në zero dhe në kërkim të një marrëveshje të re”, tha Radunoviç.

Leposaviç kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo kishte shkaktuar incident diplomatik mes dyja vendeve. Ndërkohë, ligjvënësit malazez përmes një votimi kanë njohur gjenocidin serb të kryer ndaj myslimanëve të Bosnje dhe Hercegovinë./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco