Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

 Dyshohet si organizatori i vrasjes së gruas në Greqi, policia shoqëron me helikopter pilotin

Dyshohet si organizatori i vrasjes së gruas në Greqi, policia shoqëron me helikopter pilotin

17:21, 17/06/2021
A+ Aa A-

Vrasja e Carolinës, 20 vjeçares britanike barbarisht nga disa grabitës ka angazhuar specialistët më të mirë të kriminalistikës greke për zbulimin e saj.

Bashkëshorti viktimës është thirrur edhe një herë për të dëshmuar mbi disa dyshime që janë ngritur nga hetuesit, që sipas tyre mundet të ndihmojnë në zbulimin e krimit.

Sipas mediave greke ai është shoqëruar me helicopter nga policia greke pas ceremonisë së përkujtimores së gruas së tij.

Mediat greke bëjnë me dije se 32-vjeçari Babis Anangnostopolos do të japë shpjegime në lidhje me disa dyshime të hetuesve mbi ngjarjen që tronditi Greqinë në muajin maj.

Ai do duhet të shpjegojë se kush i hoqi kamerat e sigurisë në banesë të cilat sipas grupit hetimor kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta. Ndërkohë që sipas tij grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00  dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.

Dyshimet e policisë janë ngritur edhe nga fakti se të gjitha gjurmët e grabitësve u fshinë nga banesa. Ndërkohë 32-vjeçari ka pasur lidhje telefonike me familjarët e tij gjatë kohës kur ka deklaruar se ishte i lidhur nga grabitësit.

Nga ana tjetër, 20-vjeçares iu bë ndryshimi i regjistrimeve të orës biometrike që ajo mbante në dorë duke zhdukur të dhënat e rrahjes së zemrës dhe duke e bërë të pamundur zbulimin e saktë të orës së vdekjes së saj.

Një tjetër pikë që duhet të shpjegojë para hetuesve janë kushtet e vendosura nga viktima në një kontratë sigurimi që thotë se nëse Caroline do humbte jetën familjarët e saj do të përfitonin 1.000.000 euro

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco