Mitsotakis - Von der Layen: Greqia do të dalë më e fortë se kurrë me Fondin e Rimëkëmbjes

Mitsotakis - Von der Layen: Greqia do të dalë më e fortë se kurrë me Fondin e Rimëkëmbjes

13:41, 17/06/2021
A+ Aa A-

Ajo që thanë në Agorën Antike: Mitsotakis: "Një ëndërr e viteve bëhet realitet" kurse Von der Layen: "E ardhmja do të ndryshojë për Greqinë"

Në dritën e qiellit të kaltër, nën hijen e Akropolit të Athinës dhe në shtigjet e gjelbërta të Agorës Antike, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi sot planin "Ellada 2.0" në lidhje me shfrytëzimin e Fondit të Rimëkëmbjes, ndërkohë që bashkëbisedonin edhe me qytetarët.

Aktiviteti filloi pak para orës 12:00 dhe zgjati deri në 13:15. Fillimi u bë me videon e prezantimit të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes. 

Pastaj Kryeministri grek dhe Presidentja e Komisionit ecën pranë tempullit të Hefestit dhe në sfondin e galerisë së Attalos dhe Shkëmbit të Shenjtë të Akropolit folën për rëndësinë e Fondit të Rimëkëmbjes dhe se si ai do të ndihmojë Greqinë dhe vendet e tjera evropiane. Greqia shpreson të rimëkëmbet dhe pritet të dalë më e fortë nga pandemia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco