E vrau dhe e dogji, më futi në burg 5 vite më parë/ Policia greke arreston autorin

E vrau dhe e dogji, më futi në burg 5 vite më parë/ Policia greke arreston autorin

10:27, 17/06/2021
A+ Aa A-

Policia në Greqi ka lokalizuar dhe arrestuar autorin e një vrasjeje brutale që ndodhi më 16 qershor në Katerini.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, autori dhe viktima njehen prej kohësh pasi të dy ishin përdorues të drogës. Dhe, si duket një ngjarje e së shkuarës është bërë shkak për krimin e rëndë. Autori i ka thënë policisë se në vitin 2016, viktima e kishte dorëzuar në polici për drogë, e më pasi ai u arrestua dhe u burgos.

Rrugët e tyre u ndanë sepse 45-vjeçari kishte ikur në Australi dhe pasi u kthye në Greqi, ata u takuan sërish 6-7 muaj më parë. Autori nisi të kërkojë takime me viktimën, pasi sipas policisë, ai e kishte gati planin dhe thjesht po priste që ta ekzekutonte në kohën dhe vendin e duhur.

Fillimisht ai e qëlloi viktimën me një armë gjahu e më pas e dogji trupin e pajetë që të zhdukte edhe gjurmët. Trupi i tij i karbonizuar u gjet i lidhur pas një muri rrethues, pranë një varreze në Kallithea, Katerini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco