Krim makabër në Greqi/ Parukieri u dogj i gjallë, i lidhur pas shtyllës

Krim makabër në Greqi/ Parukieri u dogj i gjallë, i lidhur pas shtyllës

17:49, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një krim makabër raportohet të ketë ndodhur në Katerini të Greqisë.

Një 45 vjeçar, me profesion parukier, është gjendur i djegur këtë të mërkurë pasdite, i lidhur pas një shtylle  

Trupi i parukierit është gjendur pranë varrezave të Kallithea në Katerini. 

Sipas thestival.gr, të afërmit e tij e kanë kërkuar që nga e hëna parukierin.

Trupi i tij u gjet nga kalimtarët, të cilët menjëherë thirrën policinë.

Krimi ka shkaktuar tronditje për komunitetin.

Parukieri u gjet i djegur, me një kapuç në kokë dhe i lidhur në një shtyllë.

Sipas pierianeës.gr, ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë.

45-vjeçari me inicialet I.A, banues në Kallithea, thuhet se ka qenë i varur nga droga.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e krimit dhe identifikuar autorët, hetime këto të ndërmarra nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Katerini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco