Ministri i Jashtëm serb: ‘Kurti minoi gjithçka në takimin e sotëm’

Ministri i Jashtëm serb: ‘Kurti minoi gjithçka në takimin e sotëm’

18:36, 15/06/2021
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq – i cili bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ishte i pranishëm sot në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti – deklaroi sot në Bruksel se pala serbe hasi në “murin” e Kosovës dhe se nuk ishte e mundur të bihej dakord për asgjë, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Unë kujtoj negociatat tetë vjet më parë, kështu që unë mund të konfirmoj atë që tha presidenti, se unë kurrë nuk kam marrë pjesë në një takim si ky, që do të thotë se kemi pasur një mur nga përfaqësuesit e Prishtinës të cilët nuk dëshironin ndonjë marrëveshje”, tha Selakoviq.

Sipas tij, pozicioni i Kurtit ishte që të minonte gjithçka, duke mos llogaritur asgjë që u negociua dhe u ra dakord deri në ardhjen e Kurtit në pushtet.

Për Kurtin, shton ai, s’kishte asnjë temë që u iniciua, qoftë edhe nga Miroslav Lajçak ose Josep Borrell, e që ishte e pranueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco