Erdogan kusht Mitsotakis për dialogun: Mos përfshi palë të treta

Erdogan kusht Mitsotakis për dialogun: Mos përfshi palë të treta

20:45, 14/06/2021
A+ Aa A-

Takimi mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan u komentuar si ‘thyerje akulli’.

Gjatë një konference për shtyp në Samitin e NATO-s në Bruksel, Rexhep Tajip Erdogan tha se  i kërkoi Kyriakos Mitsotakis të vazhdojnë bisedimet pa ndërmjetësimin e palëve të treta.

Presidenti turk u shpreh se në takimin e tij me kryeministrin grek , u vendos që të vazhdohet dialogu, për të arritur hapa drejt një axhende pozitive. Erdogan gjithashtu theksoi se ai i kërkoi Kryeministrit grek të mos përfshijë në dialogun mes dy vendeve palë të treta.

“Ne vendosëm të vazhdojmë mekanizmin e dialogut dhe të ndërmarrim hapa të mundshëm për një axhendë pozitive. Unë i thashë atij se nuk ka asnjë arsye që palët e treta të hyjnë midis nesh”, tha ai Erdogan.

Gjithashtu, presidenti turk tha se i premtoi kryeministrit grek “verë të qetë në Egje”./ abcnews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco