Çudit Zaev: Milionin e parë e bëra duke shitur speca dhe domate në tregun serb

Çudit Zaev: Milionin e parë e bëra duke shitur speca dhe domate në tregun serb

12:09, 14/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë që ka dhënë për gazetën serbe “Kurir” ka folur edhe për jetën personale.

Ai  tha se milionin e parë e ka bërë duke shitur perime , më saktë shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac, shkruajnë mediat në gjuhën serbe.

Zaev u shpreh se kapitalin e ka krijuar nga tregu dhe fabrikat serbe.

“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë. Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe ramë dakord.

Përfitimi ishte 2.4 milionë marka. Edhe djali dhe e bija ime e dinë se kapitali është krijuar në tregun në Gornji Millanovac dhe nga fabrikat serbe. Tani le të më thotë ndonjë politikan serb se Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco