Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Polici që shkoi i pari zbulon detaje tronditëse nga vrasja e 20-vjeçares

Polici që shkoi i pari zbulon detaje tronditëse nga vrasja e 20-vjeçares

10:42, 14/06/2021
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja nga vrasja tragjike e 20 vjeçares Caroline Crouch në Athinë. E reja u vra nga një grup grabitësish në sy të foshnjës 11-muajshe, pasi e kishin lidhur me litar.

Policët që shkuan të parët në vendin e ngjarjes kanë zbuluar detaje shokuese për rastin. Një oficer i identifikuar vetëm si Christos, ka deklaruar se pranë viktimës ishte vajza e saj 11-muajshe - Lydia - e cila 'po godiste nënën e saj me duar dhe po përpiqej ta zgjonte'.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i të rese, duke folur për mediat, tha se ai nuk e dinte që Caroline kishte vdekur derisa policët arritën dhe hoqën shiritin që i mbulonte sytë.

Policia vazhdon punën për gjetjen e grabitësve që i morën jetën të resë dhe që shokuan Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco