I vunë zjarrin kampit, dënohen me nga 10 vjet burg emigrantët në Greqi

I vunë zjarrin kampit, dënohen me nga 10 vjet burg emigrantët në Greqi

20:00, 12/06/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë në Greqi dënoi me nga 10 vjet burg 4 azilkërkues nga Afganistani, të cilët një vit më parë i vunë zjarrin një qendre për pritjen e refugjatëve në ishullin e Moria.

Avokatët mbrojtës deklaruan se klientët e tyre, të cilët mohojnë akuzat” u shpallën fajtorë për zjarrvënie të qëllimshme. Mbrojtja shkoi dhe më tej duke e konsideruar të gjithë procesin të padrejtë.

Një vit më parë, zjarri në kampin e tejmbushur me refugjatë në ishullin e Lesbos la më shumë se 13 mijë persona të pastrehë. Situata u tensionua pasi refugjatët mbaheshin të izoluar, për shkak të masave anticovid që ishin vendosur./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco