Greqia i pranon të ardhurit me çdo lloj vaksinimi, për të hyrë në vend Pasagjerë nga Gjermania dhe Zvicra qe mberrijne ne aeroportin Iraklio, Greqi.

Greqia i pranon të ardhurit me çdo lloj vaksinimi, për të hyrë në vend

08:46, 12/06/2021
A+ Aa A-

Të gjitha vaksinat, edhe nëse nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, do të pranohen nga Greqia për të hyrë në vend, sipas anëtares së Komitetit Shëndetësor që këshillon qeverinë për pandeminë.

Më konkretisht, duke folur gjatë një konferencë të rregullt për gazetarët,  Vana Papaevangelou tha se vendimi u mor pas një rekomandimi nga Komiteti.

Vaksinat që do të pranohen janë Novavax, Sinovac Biotech, Sputnik V, Sinopharm dhe CanSino Biologics.

Papaevangelou theksoi gjithashtu se turistët do të jenë në gjendje të hyjnë nga kufiri tokësor dhe se specifikimet për hotelet dhe anijet do të përditësohen, ndërsa deklaroi se punonjësit e turizmit do të duhet t'i nënshtrohen një testi javor të vetë-diagnostikimit dhe të përfundojnë vaksinat e tyre.

Ajo dha alarmin për ata njerëz që nuk janë vaksinuar, duke theksuar se 98% e vdekjeve në javën e fundit ishin tek njerëz që nuk kishin përfunduar vaksinimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco